
Oriksi dhe Krejku
Margaret Atwood • 2021
Oriksi dhe Krejku
Autor:Margaret Atwood
1400 Lekë
ISBN: 9789928310828
Faqe: 434
Viti: 2021
Përkthyes: Erdi Ibro
Bestseller ndërkombëtar! Kandidat për "Man Booker Prize for Fiction", në 2003 dhe "Oringe Prize for Fiction", në 2004.
“Oriksi dhe Krejku” është njëkohësisht një histori e paharrueshme dashurie dhe një vizion rrëmbyes i së ardhmes, në një botë postapokaliptike.
Njeriu i Dëborës, i njohur si Xhimi para se njerëzimi të pllakosej nga një pandemi e tmerrshme, po rreket të mbijetojë në një botë, ku ai mund të jetë njeriu i fundit mbi dhé. Ai vajton për humbjen e shokut të tij të ngushtë, Krejkut, dhe të Oriksit, gruas së bukur e misterioze, me të cilën ishin të dashuruar që të dy. Në kërkim të përgjigjeve, Njeriu i Dëborës ndërmerr një udhëtim – me ndihmën e Krejkërve, fëmijëve sygjelbër të krijuar nga mendja brilante dhe e përbindshme e Krejkut – përmes natyrës së harlisur, që jo shumë kohë më parë pat qenë një qytet i madh, deri kur korporata të fuqishme e shpunë njerëzimin drejt një udhe të pakontrollueshme mutacionesh gjenetike.
I botuar për herë të parë më 2003, Margaret Atwood na shpie në një të ardhme që tashmë është tepër aktuale dhe aspak “letërsi distopike e spekulative”, siç u cilësua asokohe.

Shiko te Bukinisti