
Pas xhamit të dyfishtë
Halldóra Thoroddsen • 2019
Pas xhamit të dyfishtë
Autor:Halldóra Thoroddsen
500 Lekë
ISBN: 978-9928-233-58-5
Faqe: 90
Viti: 2019
Përkthyes: Agim Doksani
Nga dritaret e mirëizoluara me xhama të dyfishtë të apartamentit të saj në Reikjavik, një grua e moshuar vështron jetën nga e cila ndihet tashmë e përjashtuar. Një jetë e vrullshme dhe e zhurmshme që vazhdon ta tërheqë, të ngrejë pyetje e të ushqejë urinë e saj për të tjera ditë dhe dëshirën e saj për të qenë pjesë e së tashmes. Ajo është e ve, ka fëmijë që e duan, por që bëjnë prej kohësh jetën e tyre, ka nipër tashmë të rritur e gjithmonë më të largët.
Jeta e saj monotone lëkundet kur hyn në skenë një burrë, bashkëmoshatar, i ndarë nga e shoqja, i cili, pa ndrojte, e miklon dhe e kërkon, duke e bërë të ndjejë edhe një herë dalldinë e dëshirimit dhe përkrahjes. Por, a është e pranueshme, e dëshirueshme, apo edhe thjesht e mundur, të dashurohesh në moshën e saj? Çfarë mund ti ofrojë dashuria dy jetëve vetmitare në perëndimin e tyre? Pse pasioni i të moshuarve mbetet një tabu, edhe në sytë e miqve dhe familjarëve, diçka që duhet mohuar ose kritikuar si një kapriço.
Pas xhamit të dyfishtë është një këngë dashurie delikate për gjallërinë e shpirtit që nuk i bindet vyshkjes së trupit, një rrëfim poetik e i ndjeshëm për largësinë e panevojshme që krijohet midis brezave e që mohon ndjenja të cilat nuk plaken kurrë.

Shiko te Bukinisti