Botime PEGIBotime PEGI

Pinoku

Carlo Scataglini • 2025

Pinoku

Pinoku

700 Lekë
ISBN: 978-9928-838-46-9
Faqe: 137
Viti: 2025
Përkthyes: Joana Dhima
"Na ishte njëherë një copë dru..."

Kush nuk e njeh fillimin e famshëm të “Aventurave të Pinokut”, një nga përrallat më të dashura për fëmijët?
Historia e aventurave të kukullës së famshme prej druri, e krijuar nga Carlo Collodi, rivjen në një version të thjeshtuar për të gjithë fëmijët, me lehtësime të veçanta për leximin.
Libri përfshin edhe lojëra dhe aktivitete argëtuese që ndihmojnë në përforcimin e kuptimit të tekstit.
Një klasik i letërsisë për fëmijë, me ilustrime të mrekullueshme, që do t’i bëjë për vete të gjithë fëmijët.
Emri i tij i vërtetë ishte Carlo Lorenzini, por në të gjithë botën njihet me emrin Karlo Kolodi (Carlo Collodi), autori i librit “Aventurat e Pinokut”, një nga klasikët më të dashur për fëmijë. Ai lindi më 1826, në një familje shumë të thjeshtë: babai i tij ishte kuzhinier dhe mamaja shtëpiake. Gjatë fëmijërisë, ishte djalë trazovaç, ashtu si Pinoku i tij i dashur. Më vonë, punoi si gazetar, shkroi komedi, përktheu përralla franceze, shkroi romane gjithmonë kushtuar fëmijëve si: Giannettino, Minuzzolo,
Pipi’ apo majmuni ngjyrë rozë. Suksesi i tij i madh erdhi në vitin 1881, kur Pinoku filloi të publikohej me episode te “Gazeta e fëmijëve”. Me romanet e tij, Karlo Kolodi ndryshoi mënyrën e shkrimit të përrallave; ato nuk kishin më heronj të përsosur që nuk frikësoheshin kurrë, por personazhe fëmijë, që dëshironin të argëtoheshin dhe kishin edhe të metat e tyre. Dhe Pinokut, vetëm të metat nuk i mungonin!
Kolodi arriti të përshkruante, me shumë aftësi dhe ironi, edhe botën e të rriturve – me mashtrimet, pabesitë dhe padrejtësitë e saj, përballë të cilave, dobësitë e Pinokut dhe të fëmijëve të tjerë, duken shumë të vogla.