
Piter Pan
Carlo Scataglini • 2024

Piter Pan
Autor:Carlo Scataglini
700 Lekë
ISBN: 978-9928-371-93-5
Faqe: 134
Viti: 2024
Përkthyes: Joana Dhima
Ku banon?" "Ylli i dytë djathtas, pastaj drejt e në mëngjes".
E kush nuk e mban mend fjalinë e famshme të Piter Panit në rrëfimin e mrekullueshëm të James Matthew Barrie-t? Aventurat e Piter Panit, djaloshit që nuk do të rritet, Uendit, Kapiten Grremçit dhe gjithë personazheve të tjera të çuditshme të Ishullit të Kurrkundit, në këtë libër vijnë të rrëfyera në një version më të thjeshtë, pajisur me mjete për të lehtësuar leximin dhe me plot imazhe poetike.
Si mund ta përdorë mësuesi këtë libër?
Për të nxitur:
- Diskutim mbi temat e fëmijërisë, lirisë dhe rritjes
- Analizë karakteresh, si Piter Pani, Uendi apo Kapiten Grremçi
- Aktivitete kreative, si pikturim i skenave, ndërtim hartash të ishullit, ose shkrime të reja me titull “Çfarë do të bëja në Kurrkund?”