Botime PEGIBotime PEGI

Poemat e hueja

Entela Tabaku • 2017

Poemat e hueja

600 Lekë
ISBN: 978-9928-248-42-8
Faqe: 162
Viti: 2017
Një poete, që me një shqipe të dashur dhe elegante, na sjell një poezi të latuar në mënyrë të përkorë, plot frymë, ajër e freski. I gjithë vëllimi është një poemë, e cila ka në arkitekturën e vet poetike shumë poema. Çdonjëra mbledh nën strehën e saj poezi të lidhura dorë për dore, prej një ndjesie, ngjyre, tingulli, sendi, sekreti a përplot arsyeve të tjera që të këndellin, të mbajnë afër e të udhëtojnë në një botë poetike që pa dyshim bëhet edhe e jotja. Imazhi i saj poetik ka ravijëzime të ngrohta malli. Një vizitë te një mike ndoshta, te një njeri i dashur, te motra ndoshta. Me mjete të thjeshta, me fjalë të përditshme që fitojnë një tjetër kumt, poezitë e Tabakut të ngjallin ndjesi motesh të shkuara.
Nuk ka recensione.