
Rrethimi
Tom Kuka Enkel Demi • 2022
Rrethimi
Autor:Tom Kuka Enkel Demi
1000 Lekë
ISBN: 978-9928-371-37-9
Faqe: 206
Viti: 2022
Është Lufta e Parë Ballkanike, malazezët kanë rrethuar Shkodrën, kurse serbët
kanë pushtuar tokat nga fusha e Zadrimës deri në Portin e Shëngjinit. Një
qytet i tërë është zënë në grackë.
Kush është brenda rrethimit, jeton nën rrebeshin e bombardimeve, të zisë së
urisë dhe ngricës që s’ka zjarr ta shkrijë. Mbijetesa duket si mallkim, vdekja si
shpëtim.
Kolë Laca duhet të fotografojë këtë gjëmë. Aparati i tij nuk përjetëson vetëm
kronikën e qytetit, por edhe fatin e tij. Trina do të ngrijë në pllakën e gurit që
t’i shpëtojë besës. Një zë që qan nga gurët e kështjellës do të mallkojë fjalën e
dhënë, gjë që e lë pa gjumë Esat Pashën, ndërsa Hasan Rizaja me murgun
erëmirë kanë për ta treguar me gisht. Osja i Falltores do t’i shohë të gjitha,
ndonëse i ndryrë brenda mureve të vetmisë. Në gjithë këtë lëmsh, endet
Çerçiz Topulli në kërkim të armikut, pavarësisht se përballë i del veç i
premtuari.
Një rrëfim epik për qëndresën e një kombi përmes triumfit të dashurisë.
Në parathënie, autori shkruan: “Ka qenë një fotografi, asgjë më shumë,
thjesht një fotografi, e cila më futi në udhën e këtij libri. Ca vjet më parë, krejt
rastësisht, falë atyre lundrimeve të kota në internet hasa në foton “Gjon Pali
dhe e bija” të Kolë Macës. Vëzhgimi i kësaj skene nuk di pse më shkaktoi
njëfarë pështjellimi që përzihej me mahnitjen. Ka qenë ky çast i mbramë që e
troshiti aq fort kërshërinë time. [...]
E pashë veten si Kolë Maca i atij moti të zi që nuk zgjodhi ta shkruante
kronikën e qytetit, por ta fotografonte. Natyrisht, mendja ime punon ndryshe,
nuk rri dot e qetë pa bërë trillimet e saj, prandaj sajoi një histori krejt tjetër
brenda këtij rrethimi të tmerrshëm.

Shiko te Bukinisti