Botime PEGIBotime PEGI

Rrezatimi

2013

Rrezatimi

Rrezatimi

1200 Lekë
ISBN: 978-99-162-89-2
Faqe: 538
Viti: 2013
Përkthyes: Renato Kalemi
I botuar për herë të parë në vitin 1977, “Rrezatimi” (The Shining) u bë shumë shpejt një nga gurët themeltarë të karrierës letrare të Stephen Kingut. Romani ndjek historinë e Xhek Torrensit, një shkrimtari të alkolizuar, në shërim e sipër, i cili pranon të bëhet kujdestari i një hoteli të izoluar në malet e Kolorados, gjatë stinës së gjatë dhe të hekurt të dimrit. Ai dhe familja e tij shpërngulet për të jetuar në hotelin Overlook, të izoluar nga bota, për disa muaj me rradhë. Deni, djali i tij pesëvjeçar, falë dhuntive të tij psikike, do të kthehet në qendrën e vorbullës dashakeqe të hotelit famëkeq. Xheku, ndërkohë, do të rigjejë kohën dhe qetësinë për të pyetur veten mbi fatin e tij dhe të familjes së tij. Ai dëshiron të shkruajë përsëri, të shmanget nga alkooli dhe të mos përsërisë gabimet e së shkuarës. Por fantazmat tona të brendshme nuk largohen me një të rënë të lapsit. Ato na ndjekin kudo dhe nganjëherë, në varësi të vendit e të kohës, rizgjohen më të acaruara se kurrë. I përshtatur për ekranin e madh nga regjisori legjendar Stanley Kubrick, dhe falë aktrimit të paharrueshëm të Jack Nicholson, “Rrezatimi” është kthyer në një ikonë kulturore të horrorit modern.
Nuk ka recensione.