Botime PEGIBotime PEGI

Saga e Forsajtëve (Vëllimi II)

John Galsworthy • 2025

Saga e Forsajtëve (Vëllimi II)

Saga e Forsajtëve (Vëllimi II)

1200 Lekë
ISBN: 9789-928-838-47-6
Faqe: 362
Viti: 2025
Përkthyes: Vedat Kokona
Vëllimi i dytë i romanit “Saga e Forsajtëve” i shkon drejt e në thelb shoqërisë britanike, që gëlon nga eleganca dhe hipokrizia. Ai sjell përplasjen mes ndjenjave të vërteta dhe normave të hekurta të një familjeje të pasur. Soms Forsajti, i bindur se gruaja është pronë, përballet me rebelimin e Irenës, një grua që kërkon liri dhe dashuri të sinqertë. Por ky konflikt s’është vetëm personal, është përplasja mes së vjetrës dhe së resë, mes kontrollit dhe shpirtit të lirë.
Ndërsa divorci kthehet në një betejë publike dhe pasionet shfaqen haptazi, anëtarët e familjes Forsajt zbulojnë se jo gjithmonë pasuria dhe emri mjaftojnë për të ruajtur rendin.
Me mjeshtëri rrëfimi dhe tension emocional, John Galsworthy na paraqet një dramë të thellë dhe të paharrueshme për dashurinë, krenarinë dhe zgjedhjet që ndryshojnë fatet.
Ai është fitues i Çmimit Nobel për Letërsinë në vitin 1932.


“Saga e Forsajtëve” është një rrëfim vërtet i jashtëzakonshëm... tërheqës deri në varësi, dhe njëkohësisht shumë modern e tronditës.
 Sunday Times
 
Vetëm ngaqë ngjarjet zhvillohen në një botë me xhaketa fraku dhe sallone të zbukuruara, nuk duhet të jemi të verbër ndaj dilemave të tyre moderne... satira është therëse; dialogu, elegant dhe plot zgjuarsi, ndërsa karakterizimi, mahnitës.
Scotsman
 
Një arritje e pavdekshme... në çdo aspekt, mishërimi i vetë leximit.
 Financial Times