
Sharlota
David Foenkinos • 2017
Sharlota
Autor:David Foenkinos
800 Lekë
ISBN: 978-9928-228-52-9
Faqe: 216
Viti: 2017
Përkthyes: Edmond Tupja
Ky roman i veçantë rrëfen historinë e artistes Sharlotë Salomon, e lindur në
prag të Luftës së Dytë Botërore në Berlin, në një familje hebraike dhe të
traumatizuar nga disa tragjedi të brendshme. E dashuruar pas artit dhe vetë
jetës, Sharlota rritet, edukohet dhe dashurohet marrëzisht në Gjermaninë e
fillimit të nazizmit. Përkeqësimi i ndjeshëm i gjendjes, e shtyn atë drejt
arratisjes në Francë, ku në vetminë më të thellë, përjeton ethshëm kujtimin e
dashurisë e të braktisjes dhe krijon një sërë veprash autobiografike (imazhe,
fjalë dhe referenca muzikore), të cilat rrëfejnë gjithë historinë e jetës së saj.
Në këtë roman, Foenkinos i ka thurur lavde vajzës dhe gruas që mundohet të
jetë vetvetja, me pasion, delikatesë dhe një vëzhgim të imtësishëm të
dhimbjeve të saj.
Edhe forma e këtij romani, prozë në vargje, duket sikur do të na kujtojë
forcën e artit për të na shpëtuar nga terri brenda nesh.
Sharlota u kthye në një fenomen letrar ndërkombëtar, duke fituar disa
çmime letrare (ndër to, Renaudot dhe Goncourt des Lycéens) dhe u bë një
bestseller i papritur.

Shiko te Bukinisti