
Si të përmirësojmë shëndetin emocional
Oliver James • 2016
Si të përmirësojmë shëndetin emocional
Autor:Oliver James
700 Lekë
ISBN: 978-9928-228-26-0
Faqe: 166
Viti: 2016
Përkthyes: Granit Zela
"Fjala “lumturi” merr kuptime të ndryshme për njerëz të ndryshëm. Për
disa, lumturi do të thotë kënaqësi, për disa të tjerë, lumturi janë disa
çaste fluturake hareje. Në vend që të mundohemi patjetër të jemi “të
lumtur”, autori Oliver James na inkurajon të kujdesemi për shëndetin
tonë emocional, i cili përbëhet nga pesë elemente kryesore: aftësia për
të kuptuar veten, përjetimi i së tashmes, marrëdhëniet tolerante dhe të
ndërsjella, origjinaliteti në profesion dhe qasja argëtuese ndaj jetës. Duke
na udhëhequr me shembuj konkretë për secilin element, autori paraqet
disa strategji për të përmirësuar secilin prej tyre. Po të kuptojmë ndikimet
dhe pasojat që kanë mbi ndërveprimet tona të përditshme ngarkesat
emocionale të lidhura me të shkuarën dhe fëmijërinë tonë, ne mund të
zbulojmë se si t’i shmangim zakonet dhe veprimet negative dhe të bëhemi
më të ndërgjegjshëm për to."

Shiko te Bukinisti