
Sytë e verdhë të krokodilëve
Katherine Pancol • 2016
Sytë e verdhë të krokodilëve
The Yellow Eyes of Crocodiles
Autor:Katherine Pancol
1200 Lekë
- ISBN:
- 978-9928-200-64-8
- Faqe:
- 536
- Viti:
- 2016
- Përkthyes:
- Lorena Dedja
Kjo është historia e një gënjeshtre. Por është edhe një histori me dashuri,
miqësi, tradhëti, para dhe ëndrra. Jozefina, heroina e kësaj historie, do të
gjendet shumë shpejt e braktisur nga i shoqi, me të bijën që e përçmon, me
një nënë që vetëm e kritikon dhe me një motër që e nënvlerëson. E megjithatë,
dalëngadalë, ajo do të kuptojë se mangësitë e saj janë pjesë e pandashme e
personalitetit të saj dhe se ajo duhet të jetë krenare për to. Për shembull, ajo
beson se dinjiteti dhe pasuria shpirtërore janë më të rëndësishme se mirëqënia
e vogël dhe e kotë e jetës së përditshme (sytë e verdhë të krokodilëve).
Katherine Pancol është një nga autoret më të njohura në Francë dhe ky roman
është vepra e saj më e njohur, një fenomen i jashtëzakonshëm, që ka shitur
më shumë se dy milion kopje dhe është botuar në mbi 30 vende të botës. Ai
është vlerësuar me çmimin Maison de la Presse në vitin 2006.
