
Të bëjmë përpara
Sheryl Sandberg • 2013
Të bëjmë përpara
Autor:Sheryl Sandberg
800 Lekë
ISBN: 978-9928-162-91-9
Faqe: 294
Viti: 2013
Përkthyes: Elsa Ballauri; Anja Basha
Të bëjmë përpara është një libër për gratë që duan të arrijnë objektivat e
tyre në profesione të ndryshme dhe për burrat që duan të kontribuojnë një
një shoqëri më të barabartë. Libri hedh dritë mbi pengesat e shumta që i
mbajnë femrat larg vendeve udhëheqëse në vendin e punës si për shembull
diskriminimi, seksizmi i hapur ose i fshehur dhe ngacimimi seksual.
Analizohen edhe pengesat shoqërore si për shembull fakti që gratë punojnë
dyfish, brenda dhe jashtë shtëpisë, duke zhvlerësuar në këtë mënyrë punën
brenda shtëpisë. Së fundmi, ka edhe barriera të brendshme që femrat i
ngrenë vetë duke pranuar dhe bërë të tyren diskriminimin sistematik dhe
rolet gjinore të shoqërisë. Autorja shprehet se që të shohim ndryshim, gratë
duhet të largohen nga këto role shoqërore dhe personale duke u munduar të
arrijnë pozicione lidershipi. Ajo mendon se duke pasur më shumë zëra
femërore në vende të pushtetshme, do të ketë mundësi më të barabarta për
të gjithë. Një botë ndershmërisht e barabartë do të ishte ajo ku femrat do të
udhëhiqnin gjysmën e shteteve dhe kompanive në botë, dhe ku meshkujt do
të kujdeseshin për gjysmën e punëve të shtëpisë.
Libri i Sandbergut frymëzoi lëvizjen Lean in (Të bëjmë përpara), që ka
për qëllim të ndihmojë femrat të arrijnë qëllimet e tyre profesionale dhe
personale duke bërë përpara falë ambicieve të tyre. Lëvizja krijon
mbështetje me anë të tre rrugëve kryesore: komuniteti, edukimi dhe rrethet
shoqërore. Komuniteti fokusohet në shkëmbimin e informacioneve dhe
ideve nëpërmjet historive dhe ideve të historive që inkurajojnë gratë të bëjnë
përpara. Sektori i edukimit është një koleksion leksionesh falas për individët
që duan të përmirësojnë dhe të zhvillojnë më tej aftësitë e tyre udhëheqëse.
Së fundmi, seksioni i rretheve shoqërore fokusohet në grupe të vogla që
krijojnë një hapësirë të sigurt online për bashkëpunim dhe mbështetje.

Shiko te Bukinisti