
Të flasim për futbollin
Michel Platini • 2015
Të flasim për futbollin
Lets Talk About Football
Autor:Michel Platini
1000 Lekë
ISBN: 978-9928-175-83-0
Faqe: 436
Viti: 2015
Përkthyes: Krenar Hadëri
Një bashkëbisedim mes Michel Platinisë dhe gazetarit francez Gerard Ernault. Me një parathënie nga gazetari Andi Bushati.
Michel Platini, për shumë shqiptarë të viteve 80, ishte një nga simbolet e asaj bote të ndaluar, magjinë e së cilës ne mund ta perceptonim vetëm nga ekrani.
Dy dekada më pas, ato ditë vjeshte kur Michel Platini sapo kishte nisur fushatën promovuese të këtij libri, Të flasim për futbollin, menjëherë pas ndeshjes Serbi-Shqipëri, e gjeta veten mes një turme të madhe tifozësh kuq e zi, 20-25 vjeçarë, që e shanin mbarë e prapë, idhullin e brezit tonë të shndërruar tashmë në zyrtarin më të lartë të UEFA-s. Për ta ai ishte thjesht një hileqar, i cili u kish rrëmbyer padrejtësisht pikët e kombëtares.

Shiko te Bukinisti