
Vrasësi i verbër
Margaret Atwood • 2017
Vrasësi i verbër
Autor:Margaret Atwood
1400 Lekë
ISBN: 978-9928-248-40-4
Faqe: 566
Viti: 2017
Përkthyes: Agim Doksani
Fitues i Man Booker Prize në vitin 2000, Vrasësi i verbër është historia e jashtëzakonshme e motrave Çejs dhe sekreteve të tyre.
Romani fillon me vdekjen e mistershme, ndoshta vetëvrasjen, e një gruaje të re, Laura Çejs, në vitin 1945. Pas më se pesëdhjetë vjetësh, Irisi, motra që mbijetoi, kujton vdekjen misterioze të saj, fëmijërinë dhe dramat e njëpasnjëshme që kanë populluar historinë e familjes së tyre të pasur e të veçantë.
Të gërshetuara me këto kujtime, të cilat Irisi vendos ti shkruajë, gjenden kapitujt e romanit të Laurës, Vrasësi i verbër, i cili u botua pas vdekjes së saj dhe, njëherësh skandalizoi botën, por e bëri edhe atë të famshme.
Në këtë roman, dy dashnorë të fshehtë zbavitin njëri-tjetrin me historinë e një vrasësi të verbër në një planet të largët. Këto rrëfime brenda rrëfimit, me shtresa të shumta, hap pas hapi, hedhin dritë mbi sekretet që i janë fanitur shpesh familjes Çejs. Në mbyllje të romanit, ato do të bëhen bashkë në një fund befasues e të shkëlqyer.
I vendosur në sfondin panoramik të historisë së shekullit XX, ky roman është një rrëfim epik i kujtimeve, intrigës dhe tradhtisë.
Përveç Man Booker Prize, ky roman ka fituar edhe çmimin Hammet, si dhe ka qenë ndër veprat e nominuara për çmimet Governor Generals Award, Orange Prize for Fiction dhe International Dublin Award.
Revista Time e ka shpallur romanin më të mirë të vitit 2000 dhe e ka përfshirë në listën e 100 romaneve më të mira të shkruara në Anglisht, që prej vitit 1923.

Shiko te Bukinisti