
Zemra vërtitëse
2017
Zemra vërtitëse
600 Lekë
ISBN: 978-9928-248-49-7
Faqe: 152
Viti: 2017
Përkthyes: Sokol Çunga
Në një fshat të humbur irlandez, menjëherë pas krizës së rëndë ekonomike, fillojnë të dalin në sipërfaqe tensione të rrezikshme. Lupa zmadhuese e Donal Ryan përqendrohet në tablonë e ngjarjeve që zhvillohen rreth falimentimit të një ndërmarrjeje ndërtimi; lidhje dashurie, tradhti, raporte familjare të shkatërruara, një vrasje dhe një rrëmbim gjejnë hapësirë po aq të natyrshme sa dhe veprimet e diktuara nga dashuria, nga shpirti i solidaritetit, nga dinjiteti dhe respekti.
Përmes një kori me 21 zëra unikë, ku secili rreket të rrëfejë këndvështrimin e vet të së vërtetës, na shpaloset para syve një përrallë e vetme dhe origjinale. I ndjeshëm e tepër njerëzor, ai arrin të artikulojë fjalët dhe mendimet e një brezi të tërë. Në të, gjithçka përshkruhet me një stil unik, të ashpër dhe të gjallë, ironik dhe gjithëpërfshirës.
Zemra vërtitëse ka tërhequr vëmendjen e kritikës dhe ka fituar The Guardian First Book Award, (2013) çmimin Libri i Vitit në Çmimet e Librit Irlandez; ka qenë konkurrent në Dublin IMPAC Literary Award dhe në Man Booker Prize (2013). Në vitin 2015, fitoi Çmimin Europian për Letërsinë.

Shiko te Bukinisti