Skip to content

Dera

Author:Ndricim Ademaj, 2021

500ALL

Number of pages
78
ISBN
978-9928-310-65-1
Vëllimi me poezi “Dera” është në botimin e tij të tretë tashmë. I botuar për herë të parë më 2011, i rikthehet sot lexuesve pas shumë e shumë kërkesash për ta pasur sërish në duar. Në këtë ribotim, poezitë nuk janë redaktuar, por janë risjellë besnikërisht si në kohën e botimit të parë, duke përforcuar kësisoj pjekurinë artistike të Ndriçim Ademajt. Temat kryesore të poezisë së tij mbeten vetmia, dëshpërimi i njeriut modern dhe mosgjetja e vetvetes as në tokën e lindjes, as në atë të huajën, dashuria, si burim gëzimi por edhe dhembjeje, humbja, malli, edhe për ngjarje të pandodhura kurrë etj. Lexuesi do të gjejë vetveten sërish në këto vargje dhe do t’i bëjë të vetat.