
Kapitulli i Xhuljanit (Mrekullia vijon)
Author:R. J. Palacio, 2020
600ALL
- Translator
- Ilir Baci
- Number of pages
- 136
- ISBN
- 978-9928-310-41-5
"Mbi një milion njerëz në gjithë botën kanë lexuar romanin “Mrekullia” dhe u ka hyrë fort në zemër Agi Pullmani, një djalë i zakonshëm, me një fytyrë të pazakontë. Por të gjithë e mbajnë mend edhe Xhuljanin, shokun e tij të keq dhe mizor.
Tashmë në “Kapitullin e Xhuljanit” vetë ai do të na rrëfejë historinë që nga njohja e parë me Agin, armiqësinë që ndjeu ndaj tij, talljen me fytyrën ndryshe të tij, si dhe grindjet me shokët e tjerë. Por pse e nëpërkëmb
Xhuljani shokun e klasës? A është vërtet i lig ai apo ka diçka më tepër në këtë mes?
Ndërsa lexuesi përballet me anën e errët të Xhuljanit, do të zbulojë jo vetëm frikërat e tij dhe përpjekjet për t’i fshehur ato nën petkun e djalit “të fortë”, por edhe ndjeshmërinë e një djali që zbulon mirësinë brenda vetes, teksa dëgjon e kupton historinë e trishtë të gjyshes së vet.
Nëpërkëmbja dhe dhuna janë vetëm dy prej aspekteve kryesore në këtë libër të dytë, por dalëngadalë do të zbulojmë që e keqja nuk vjen vetëm nga fëmijët. Ndonjëherë, edhe prindërit, të nisur nga dashuria e madhe për ta, bëjnë gabime, duke i mbështetur veprimet e tyre jo të mira.
Në “Kapitullin e Xhuljanit” tregohet që njeriu mund të ndryshojë dhe të gjejë të mirën e pendesën e sinqertë brenda vetes."
