Skip to content

Revolta e Atlasit III

Author:Ayn Rand, 2013

1,200ALL

Translator
Amik Kasoruho
Number of pages
568
ISBN
978-9928-162-53-3
Ky është vëllimi i tretë i romanit Revolta e Atlasit. E habitur, Denji zbulon një vend sekret, një luginë ku janë fshehur të gjithë njerëzit e aftë që janë zhdukur nga bota në dymbëdhjetë vitet e fundit. Ky vend është krijimi i Xhon Galltit dhe përfaqëson grevën në të cilën janë tërhequr gjenitë e botës që refuzojnë të bien pre e peshkaqenëve pushtetarë. Lugina është një minishtet i pavarur që furnizohet me energji falë motorit të shpikur nga Gallti. Secili nga njerëzit e pranuar aty luan një rol shoqëror të bazuar në aftësitë e tij. Gallti e detyron Denjin të qëndrojë një muaj në luginë, në shtëpinë e tij dhe brenda saj nis një betejë e ashpër midis dashurisë për punën e për hekurudhat dhe ndjenjave të reja për Galltin.