Skip to content

Tirana Horizontale "Go west"

Author:Robert Aliaj, 2017

Tirana Horizontale "Go west"

1,500ALL

Number of pages
24
ISBN
978-9928-234-56-8
Go west është një idiomë e anglishtes që nënkupton vdekjen, vetëvrasjen. Kjo shprehje ironike është keqkuptuar nga ne shqiptarët, por edhe nga popujt e tjerë, duke e kthyer Europën, dhe Perëndimin në përgjithësi, në një iluzion paradiziak, në një shpëtim të mbramë. Ky dokumentar statik trajton marrëdhëniet midis etikës dhe estetikës, rreket të nxjerrë në pah dramat bashkëkohore që, ndër të tjera, nxisin edhe devijime kulturore. Këto 24 imazhe, 24 plane fikse, të vendosura si në vijën e frontit të lirisë së shprehjes, përbëjnë një sekondë kinema; ato zbehin hendekun midis foto-lajmit dhe përdorimit të fotografisë së çastit, si një medium i shprehjes dhe kreativitetit artistik në epokën e medieve të reja.