Skip to content

Yjet nuk vishen kështu

Author:Elvira Dones, 2015

1,000ALL

Number of pages
352
ISBN
978-9928-200-30-3
Yjet nuk vishen kështu rrëfen jetën e grave dhe burrave të përhumbur pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri dhe ëndrrat e thërmuara në trotuaret e Evropës nga një e keqe që askush nuk mendonte se e kishte përbrenda. Një e keqe që shpërthen me dhunën e pafund, me marrëzinë e fitimit përmes rrugëve të lehta, me asgjësimin e çfarëdolloj morali njerëzor, kur shpresat shkatërrohen përfundimisht. Një roman koral, me një fuqi sfilitëse dhe lirike në të njëjtën kohë, që duket se e thith lexuesin që në faqet e para, duke këmbyer, me një ritëm shpesh mbytës, zërin e shpresës e të ëndrrave me klithmat e dhembjes dhe të vdekjes, jo vetëm fizike, por dhe shpirtërore.