Mbështetur nga Creative Europe
Mbështetur nga Creative Europe
Çfarë pritet nga dy njerëz tashmë në moshën e tretë?
Të jetojnë nënshtrueshëm pleqërinë e tyre apo duhet t'i binden
ndjenjave që i shpien të kundërshtojnë steriotipet e shoqërisë?
Ndiqni trailerin e librit “Pas xhamit të dyfishtë” si një ftesë për të lexuar librin dhe... për të dashuruar në çdo moshë.
Botime Pegi e ka filluar aktivitetin në sektorin e shtypit dhe botimeve qysh në vitin 1994. Qëllimi i kësaj sipërmarrjeje ka qenë dhe është krijimi i një hallke midis njerëzve dhe dijes. Prej vitit 2005, kohë kur sektori i librave shkollorë u liberalizua nga qeveria shqiptare, Pegi intensifikoi aktivitetin e saj me botimin e teksteve shkollore. Në vitin 2011, departamenti i botimeve u nda formalisht nga shoqëria mëmë duke krijuar shoqërinë Botime Pegi Sh.p.k., e cila sot është një nga shtëpitë botuese më aktive në segmentin e librave shkollorë, ndërkohë që po rritet me shpejtësi edhe në sektorin e botimeve letrare. Reputacioni ynë bazohet në cilësinë e teksteve shkollore, si edhe në suksesin e vazhdueshëm përballë institucioneve e mësuesve. Ne krenohemi me një nga ekipet më të mira në fushën e botimeve shqiptare: mbi 20 vjet eksperiencë dhe mbi 300 tituj përvojë e përbashkët. Me 120 tituj shkollorë, Botime Pegi është botuesi më i madh i teksteve shkollore në Shqipëri. Vetëm në vitin 2017, katalogu përkatës u pasurua me 20 tituj të rinj shkollorë, të miratuar nga Ministria e Arsimit (MAS). Njëkohësisht, katalogu i librave joshkollorë (letrarë dhe joletrarë) i ka kaluar tashmë 200 titujt.
Botime PEGI ©2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.