Jeta Toçila Dedja është psikologe, gazetare dhe autore shqiptare
që jeton në Montreal, Kanada. Ajo është themeluese e portalit
Flasshqip.ca, i cili promovon kulturën dhe identitetin shqiptar në
diasporë. Jeta ka shkruar libra dhe artikuj profesionalë në fushën
e psikologjisë dhe ka punuar si gazetare, pedagoge dhe psikologe.
Aktualisht punon pranë Komisionit Shkollor Anglofon të Montrealit
dhe ka praktikë private me fokus tek fëmijët dhe mirëqenia e tyre
emocionale. Ky është libri i saj i parë për fëmijë dhe shënon fillimin
e një serie të re për lexues të rinj.