Giuseppe Ungaretti është një prej poetëve më të mëdhenj italianë të shekullit XX. Ai njihet gjerësisht si njeriu që hodhi themelet e hermetizmit, një rrymë letrare që solli një tjetër frymë dhe formë në mënyrën e të krijuarit poezi. Përmes një pune të gjatë hulumtuese dhe eksperimentale, por edhe të refuzimit të modeleve stilistike tradicionale, Ungaretti kërkoi t’i kthente fjalës virgjërinë dhe risinë, duke e sjellë në një përmasë më thelbësore, të zhveshur e ndonjëherë, qëllimisht të errët. Ai është fitues i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare, një ndër të cilët Çmimi Ndërkombëtar për Letërsinë Neustadt, më 1970.
Botime PEGI ©2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.