Botime PEGIBotime PEGI

Giuseppe Ungaretti

Giuseppe Ungaretti

Përmbledhja “Ndjenja e kohës” shënon përfundimisht kalimin në një stinë të re të poezisë ungaretiane dhe, me autoritetin e shembullit të vet, sanksionon një prirje që do të përkrahet gjerësisht, atë të hermetizmit. Edoardo Esposito, kritik letrar, pedagog, (artikull në “Poesia e shekullit XX në Itali dhe në Europë) Themelet e poetikës ungaretiane që pohohen në përmbledhjen e re janë mbi të gjitha dy: gjuha e çmuar dhe e lartë, thuajse hyjnore, që sjell kërkimin e një stërhollimi të lloji petrarkist, të orientuar drejt një poezie të vyer dhe sublime; si dhe liria analogjike. Romano Luperini Kritik letrar, shkrimtar dhe politikan Ky kapërcim ndodh me vëllimin “Ndjenja e kohës”, që përmbledh lirika të shkruara që në fillim të 1919 dhe të botuara më 1933; njeriu i dhembjes, Ungaretti, tashmë është Njeriu (me Nj të madhe), poezia synon t’u japë zë konflikteve të brendshme, pikëpyetjeve dramatike – kërkimin e sigurive dhe limaneve; misterin: të ndierit e kohës, efemeren në raport me të përjetshmen, do të thotë poeti, - tesnsionit ekzistencial, rrugëtimit të dhembshëm për të kapërcyer të qenit tokësor. Salvatore Guglielmino, kritik letrar, hartues antologjish letrare
Giuseppe Ungaretti është një prej poetëve më të mëdhenj italianë të shekullit XX. Ai njihet gjerësisht si njeriu që hodhi themelet e hermetizmit, një rrymë letrare që solli një tjetër frymë dhe formë në mënyrën e të krijuarit poezi. Përmes një pune të gjatë hulumtuese dhe eksperimentale, por edhe të refuzimit të modeleve stilistike tradicionale, Ungaretti kërkoi t’i kthente fjalës virgjërinë dhe risinë, duke e sjellë në një përmasë më thelbësore, të zhveshur e ndonjëherë, qëllimisht të errët. Ai është fitues i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare, një ndër të cilët Çmimi Ndërkombëtar për Letërsinë Neustadt, më 1970.

Librat e autorit

Giuseppe Ungaretti