Roberta Recchia ka lindur në Romë, më 1972. Është diplomuar për Gjuhë dhe Letërsi Europiane dhe Amerikane. Në 2013 vendosi të braktiste punën e zyrës për t’iu kushtuar tërësisht mësimdhënies, për të cilën zbuloi se kishte një pasion të thellë. Sot është mësuese e gjuhës angleze në një shkollë të mesme romane. Ajo e ka pasur gjithnjë pasion letërsinë, por ideja e botimit ka qenë një ëndërr e mbyllur në sirtar për shumë kohë. Në vitin 2023, vendosi ta hapte atë sirtar, duke botuar romanin e saj debutues “Gjithë jeta që mbetet”, në mars 2024. Që prej atij momenti, romani është në proces botimi në shumë vende të botës si: në Francë, Gjermani, Holandë, Danimarkë Greqi, Angli etj.
Botime PEGI ©2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.