Roberta Recchia ka lindur në Romë, më 1972.
Është diplomuar për Gjuhë dhe Letërsi Europiane dhe Amerikane. Në 2013
vendosi të braktiste punën e zyrës për t’iu kushtuar tërësisht mësimdhënies,
për të cilën zbuloi se kishte një pasion të thellë. Sot është mësuese e gjuhës
angleze në një shkollë të mesme romane.
Ajo e ka pasur gjithnjë pasion letërsinë, por ideja e botimit ka qenë një ëndërr
e mbyllur në sirtar për shumë kohë. Në vitin 2023, vendosi ta hapte atë sirtar,
duke botuar romanin e saj debutues “Gjithë jeta që mbetet”, në mars 2024.
Që prej atij momenti, romani është në proces botimi në shumë vende të botës
si: në Francë, Gjermani, Holandë, Danimarkë Greqi, Angli etj.