Fabio M. Rocchi

Fabio Massimo Rocchi është pedagog i Letërsisë së Krahasuar në Departamentin e Letërsisë të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës. Njëkohësisht, ai është kërkues shkencor pranë Departamentit të Shkencave të Edukimit të Fakultetit “Aldo Moro” në Bari. Kërkimet e tij përqendrohen në një studim tematik dhe krahasues ndërmjet kanonit të letërsisë italofone dhe disa klasikëve të letërsisë shqiptare. Ka shkruar monografinë “Zërat e parë të italofonisë shqiptare Elvira Dones, Ornela Vorpsi, Anilda Ibrahimi” (Botime Pegi, 2025), në të cilën ka hulumtuar fenomenin e italofonisë në fillim të viteve 2000. Gjithashtu, Rocchi ka kryer kërkime të vazhdueshme për figurën e Paolo Volponi-t dhe ka publikuar analiza të tjera në lidhje me teorinë e romanit, kritikën tematike dhe krahasuese, si dhe me veprën e autorëve si Robert Walser, Mircea Cărtărescu, Ezio Sinigaglia dhe Ismail Kadare. Përkthen vazhdimisht nga shqipja në italishte dhe ka bashkëpunuar me shtëpitë botuese Besa Editrice, Castelvecchi, Rubbettino dhe Del Vecchio Editore.

Fabio M. Rocchi