"Zërat e parë të italofonisë shqiptare: Elvira Dones, Ornela Vorpsi, Anilda Ibrahimi"
Ky botim realizohet falë mbështetjes së Ministrisë Italiane të Punëve të Jashtme dhe të Bashkëpunimit Ndërkombëtar.
Gjatë dhjetëvjeçarit të parë të viteve 2000, nën etiketën e migrimit italofon nga zona ballkanike, janë mbledhur shumë dëshmi letrare, origjinale dhe të dhimbshme, që vinin nga një botë në shpërbërje e sipër.
Brenda këtyre koordinatave, përvoja shqiptare përbën padyshim një anomali më vete. Faza e parë e asaj që duhet konsideruar si një lëvizje e mirëfilltë letrare përfaqësohet nga tri figura femërore të jashtëzakonshme – shkrimtare dhe intelektuale. Elvira Dones, Ornela Vorpsi dhe Anilda Ibrahimi marrin fjalën pas rrëzimit të regjimit të Enver Hoxhës dhe, rrëfim pas rrëfimi, ndërtojnë një univers narrativ magjepsës dhe të shumëllojshëm, gjithnjë e më larg pasojave të asaj traume kolektive dhe, përkundrazi, gjithnjë e më të përfshirë në një realitet të globalizuar.
Ky libër analizon veprën e tyre, në një përballje të drejtpërdrejtë me tekstet.
