Julian Barnes, lindur më 1946, është shkrimtar britanik. Romanet dhe tregimet e tij janë parë gjithnjë si shembuj të postmodernizmit në letërsi. Bir i dy mësuesve francezë, qysh i vogël, u shpërngul nga Leicesteri në Londër. Ka studiuar në City of London School dhe Magdalen College Oxford. Ka punuar si redaktor letrar dhe kritik kinematografik për revista si Neë Revieë, The Observer, Sunday Times, dhe më vonë, si korrespondent i jashtëm për The New Yorker. Ka qenë tri herë finalist i Booker Prize, çmim të cilin e fitoi në vitin 2011 me romanin “Enigma e një fundi”.
Botime PEGI ©2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.