Botime PEGIBotime PEGI

Beatrice Marsini

Beatrice Marsini

Beatrice Masini ka lindur në Milano, ku vazhdon të ushtrojë aktivitetin e saj. E njohur mirëfilli si gazetare (“Il Giornale” dhe me pas “La Voce”), Masini, tashmë i është përkushtuar librit për fëmijë, duke u renditur ndër autorët dhe përkthyesit më të suksesshëm në këtë fushë. E apasionuar pas fjalës së shkruar, Masini ka kontribuar si redaktore e librit për fëmijë në shtëpitë botuese Rizzoli dhe Fabbri Editori, me mjaft reputacion në tregun e librit. Numërohen mbi dyzet tituj, ku Masini vjen si autore, me një gjeografi të pasur zhanri, e cila shkon nga një lloj shumë specifik albumi për moshat e vogla e deri te novelat për të rinjtë. Punët e saj janë përkthyer në gjashtëmbëdhjetë gjuhë. Tashmë Masini është bërë mjaft e dashur dhe e njohur me serinë e saj “Këpucët rozë”, një kolanë rrëfimesh mbi jetën e grupmoshave të ndryshme, por të fokusuar në botën e baletit. Disa nga titujt më të njohur të kolanës në fjalë janë “Shoqëri e ëmbël”, “Me hap balerine” dhe “Mes miqsh”.