"Vë bast se, ndonjëherë, në dorën e dikujt mund të gjesh tërë misteret e universit."
Benjamin Alire Saenz është autor poezish e prozash për të rritur dhe të rinj. Librat e tij kanë fituar çmimin PEN/Faulkner dhe American Book Award.
Romani “Aristoteli dhe Dantja zbulojnë misteret e universit” ka fituar Stonewall Book Award, Pura Belpre Award, Lambda Literary Award, Printz Honor Book, si dhe ka qenë finalist për Amelia Elizabeth Walden Award.
Jo më pak të suksesshëm dhe fitues çmimesh kanë qenë edhe romane të tjera të tij. Ai është nderuar me çmime, si: Tomas Rivera Mexican American Children’s Book Award, Southwest Book Award etj.
Saenz është profesor i lëndës së krijimtarisë letrare në Universitetin e Teksasit në El Paso.