Elizabeth Strout është shkrimtare amerikane, e nderuar me shumë çmime,
ndër të tjera ka fituar edhe Pulitzer Prize (2009) me romanin Olive Kitteridge. Ka
filluar të shkruajë qysh e vogël dhe në adoleshencë ishte e etur për të lexuar
biografitë e shkrimtarëve, mbi të gjitha ngaqë donte të studionte mënyrën se
si i rrëfenin historitë e tyre. Ajo ka ndjekur Bates College, në degën Gjuhë e
Letërsi Angleze. Ka fituar ndër të tjera çmimet: Los Angeles Times Art
Seidenbaum Award për Romanin e Parë, dhe Chicago Tribune Heartland Prize. Ajo
jep mësim në programin Master i Arteve të Bukura në Queens University of
Charlotte.