Kurrë mos refuzo të shikosh anën e pakëndshme të jetës; duke mos i njohur, përfytyrimi i zmadhon edhe më, duke i shndërruar në mankthe të pakontrollueshme.
Goliarda Sapienza lindi në Katania, Sicili, në një familje revolucionarësh socialistë. Aktivitetin letrar e nisi me romanin Lettera aperta (1967), pasuar me tituj të tjerë, ndër të cilët “Muza e haresë”, që pa dritën e botimit vetëm pas vdekjes së saj. Shkrimtare e refuzuar dhe e censuruar në gjallje, sot librat e saj po rivlerësohen në rang ndërkombëtar.