Rritesh duke përfunduar diçka dhe duke filluar diçka tjetër.
John Galsworthy (1867 – 1933) ishte një shkrimtar dhe dramaturg anglez, veprat më të njohura të të cilit janë “Saga e Forsajtëve”, “Një komedi
moderne” dhe “Kapitulli i fundmë”. Ai fitoi çmimin Nobel për letërsi në vitin 1932.
Përveç statusit të tij letrar, Galsworthy ishte gjithashtu një aktivist i njohur, për çështje të tilla si mbrojtja e të drejtave të grave, reforma e burgjeve dhe
mbrojtja e kafshëve. Galsworthy ka qenë kryetari i PEN, një organizatë që nxit bashkëpunimin ndërkombëtar përmes letërsisë.