Joaquim Maria Machado de Assis (i njohur kryesisht si Machado de Assis,
1839-1908) konsiderohet si shkrimtari më i mirë brazilian dhe një ndër
shkrimtarët më të mirë në histori krahas Shekspirit, Servantesit dhe Dikensit.
Ka shkruar poezi, drama, ese, romane e tregime. Ai është themeluesi dhe
presidenti i parë i Akademisë Braziliane të Letrave.
I lindur në Rio-de-Zhanejro, në një familje e varfër, ai ishte nip i skllevërve të
liruar, në një vend ku skllavëria nuk do të hiqej plotësisht deri pas gjysmë
shekulli. Ai nuk shkoi thuajse fare në shkollë publike dhe nuk hyri kurrë në
universitet. I mbështetur vetëm në zgjuarsinë e vet dhe mësimet autodidakte
arriti që të ngrihej në shoqëri.
Më 1856, iu bashkua Shtypit Kombëtar si tipograf dhe pas dy vjetësh u bë
recensues e bashkëpunëtor në Correio Mercantil, ndërsa më 1860 iu bashkua
ekipit editorial të Diário do Rio de Janeiro. Gjatë gjithë jetës, shkroi rregullisht për
revista të ndryshme. Më 1873, Machado de Assis u emërua nëpunës i parë i
Sekretariatit Shtetëror të Ministrisë së Bujqësisë, Tregtisë dhe Punëve Publike,
duke filluar kështu një karrierë si nëpunës publik, punë e cila i siguroi jetesën
deri në fund. Vepra e Machado-s përbëhet nga nëntë romane, nëntë drama,
dyqind tregime, pesë koleksione me poezi dhe sonete, si dhe më shumë se
gjashtëqind kronika.
Ai u bë i njohur për intelektin e tij dhe kritikat e hapura ndaj shoqërisë.