Botime PEGIBotime PEGI

Nikos Kazantzakis

Nikos Kazantzakis

Nëse ndodhesh në shtatë qiejt dhe një kalimtar të kërkon një gotë me ujë, zbrit nga shtatë qiejt dhe jepja; nëse një oshëtar i shenjtë dhe gruaja të kërkon një puthje, zbrit nga shenjtëria dhe jepja; përndryshe, nuk shpëton dot.
Nikos Kazanxaqis, lindur më 1883 në Kretë dhe vdekur në Gjermani më 1957, konsiderohet sot si një nga shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë dhe si shkrimtari më i madh grek i shekullit të XX. Disa nga veprat e tij më të njohur janë “Jeta e Zorbës”, “Vëllavrasësit”, “Krishti kryqëzohet përsëri”, “Kapedan Mihali”. “Tundimi i fundit”, kryevepra që mori edhe më shumë famë, pasi u ekranizua në filmin me të njëjtin titull të regjisorit Martin Scorsese, përmendet shpesh si një libër i ndaluar nga Kisha. Kazanxaqis shkroi 15 libra në të cilët përpiqet të analizojë dhe të kuptojë lidhjen e mundimshme midis besimit, intelektit, bindjeve të tij politike (duke përfshirë këtu edhe një flirtim me marksizmin) dhe zemrës së tij. Mund të thuhet se të kalosh një jetë të tërë duke u përleshur me fenë tënde është një mënyrë për ta marrë atë shumë seriozisht; kaq seriozisht sa nuk mundesh ta flakësh tutje apo ta harrosh sapo kufizimet e saj bëhen të parehatshme. Por Kisha Ortodokse Greke nuk ishte dakort. Ajo pothuajse e shkishëroi Kazanxaqisin dhe, pas vdekjes së tij, nuk lejoi ndjekjen e riteve normale funerale.

Librat e autorit

Nikos Kazantzakis