Botime PEGIBotime PEGI

Primo Levi

Primo Levi

Të gjithë zbulojnë pak a shumë shpejt në jetën e tyre, që lumturia e përkryer s’është e realizueshme, por janë të paktë ata që ndalen në mendimin e kundërt: që njësoj është edhe për fatkeqësinë e përkryer. Rrethanat që kundërshtojnë përmbushjen e dy gjendjeve - kufi janë të së njëjtës natyrë: rrjedhin nga prejardhja jonë njerëzore, armike e çdo pafundësie.
PRIMO LEVI është shkrimtar italian me origjinë hebreje, një prej të mbijetuarve të kampeve të përqendrimit hitleriane. U diplomua si kimist në vitet e para të vendosjes së regjimit fashist, i cili, më 1938 shpalli ligjet racore, që sollën diskriminimet e rënda ndaj qytetarëve italianë “të racës hebreje”. Të gjitha këto e shtynë Levin të hynte në radhët e antifashistëve dhe të merrte pjesë në disa çeta partizane. U arrestua në dhjetor 1943 dhe, prej shkurtit 1944 deri më 27 janar 1945, përjetoi tmerrin e pafund të kampit të shfarosjes në Aushvic. Përvoja në kampin e përqendrimit e tronditi si fizikisht, edhe psikologjikisht dhe e shtyu të hidhte në letër makthin e jetuar prej tij e miliona njerëz të tjerë, përmes shkrimesh të paharrueshme si “A është, vallë, njeri…?”, “Armëpushimi” dhe “Të mbytyrit e të mbijetuarit”.

Librat e autorit

Primo Levi