Është një libër pasionant, i thukët, i pasur me reflektime, që lexohet me një frymë falë subjektit me një ritëm të shkëlqyer, për të mbërritur në finale, pra për të zbuluar se ç’fat do të kenë qoftë trekëndëshi i përvuajtur i dashurisë, qoftë Aula Magna.
La Repubblica
Valeria Tonini është kirurge e njohur në Itali, studiuese dhe pedagoge në Poliklinikën Sant’Orsola-Malpighi. Këtë libër e ka shkruar si një akt-akuzë ndaj sistemit akademik nga ana e atyre që e njohin mirë dhe nga brenda atë sistem. Tonini zbulon para të gjithëve mekanizmat që qeverisin botën universitare, të tarafeve, të miqësive dhe nepotizmit.