Vrasësi i verbër

1400 Lekë
Fitues i Man Booker Prize në vitin 2000, Vrasësi i verbër është historia e jashtëzakonshme e motrave Çejs dhe sekreteve të tyre. Romani fillon me vdekjen e mistershme, ndoshta vetëvrasjen, e një gruaje të re, Laura Çejs, në vitin 1945. Pas më se pesëdhjetë vjetësh, Irisi, motra që mbijetoi, kujton vdekjen misterioze të saj, fëmijërinë dhe dramat e njëpasnjëshme që kanë populluar historinë e familjes së tyre të pasur e të veçantë. Të gërshetuara me këto kujtime, të cilat Irisi vendos ti shkruajë, gjenden kapitujt e romanit të Laurës, Vrasësi i verbër, i cili u botua pas vdekjes së saj dhe, njëherësh skandalizoi botën, por e bëri edhe atë të famshme. Në këtë roman, dy dashnorë të fshehtë zbavitin njëri-tjetrin me historinë e një vrasësi të verbër në një planet të largët. Këto rrëfime brenda rrëfimit, me shtresa të shumta, hap pas hapi, hedhin dritë mbi sekretet që i janë fanitur shpesh familjes Çejs. Në mbyllje të romanit, ato do të bëhen bashkë në një fund befasues e të shkëlqyer. I vendosur në sfondin panoramik të historisë së shekullit XX, ky roman është një rrëfim epik i kujtimeve, intrigës dhe tradhtisë. Përveç Man Booker Prize, ky roman ka fituar edhe çmimin Hammet, si dhe ka qenë ndër veprat e nominuara për çmimet Governor Generals Award, Orange Prize for Fiction dhe International Dublin Award. Revista Time e ka shpallur romanin më të mirë të vitit 2000 dhe e ka përfshirë në listën e 100 romaneve më të mira të shkruara në Anglisht, që prej vitit 1923.
Autori:
Kategoria:
Përktheu:Agim Doksani
ISBN: 978-9928-248-40-4
Pesha: 630 g
Numri faqeve: 566

Përshkrimi

Informacion mbi librin

Autori

Margaret Atwood

Cmimi

1400 Lekë

ISBN

978-9928-248-40-4

Kategoria

Botime letrare

Nënkategoria

Dramë,Thriller

Përkthyesi

Agim Doksani

Titulli origjinal

The blind assassin

Viti botimit

2017

Pesha

630 g

Numri faqeve

566

Recensione