Dhunë e dhunti
Përshkrimi
Maksi dhe Toska janë dy vëllezër binjakë, të shpërngulur në Amerikë, në Lalaland, në kërkim të lumturisë dhe Tokës së Premtuar. Maksi, një shpirt artist, bohem e kokëkrisur, dhe Toska, i matur, akademik e filozof, përbëjnë dy anët e një peshore që kanë nevojë të domosdoshme për njëri-tjetrin për të ruajtur ekuilibrin. Të lidhur ngushtë, jo vetëm përmes kapilarëve të hollë të gjakut, fëmijërisë dhe ëndrrave të tyre, përjetësisht të pandashme, mes tyre futet shpirti i një gruaje. Tesa, e marra mish e thua e të vëllait, do të trondisë marrëdhënien e tyre, duke i larguar, por edhe duke i ngërthyer keqaz me njëri-tjetrin. Vala e fatalitetit do ti rrëmbejë në vorbullën e vet të tria qeniet, sidomos pas një aksidenti tragjik që do të pësojë Maksi, duke i mbajtur pezull mes dhunës e dhuntisë.
Informacion mbi librin
| Autori | Enit Karafili Steiner |
|---|---|
| Cmimi | 700 Lekë |
| ISBN | 978-9928-248-33-6 |
| Kategoria | Botime letrare |
| Nënkategoria | Autorë shqiptarë |
| Viti botimit | 2017 |
| Pesha | 210 g |
| Numri faqeve | 160 |


