epope intime

1200 Lekë
Një sagë familjare shqiptare që kapërcen kufijtë kohorë dhe fizikë, një dashuri që ngërthen epoka të vjetra e të reja për t’u shndërruar në tjetër gjë, por për të mos u harruar kurrë.

Enit Karafili Steiner, shkrimtarja shqiptare që jeton në Zvicër, pas dy romaneve të para “Tokëmjalta” dhe “Dhunë e dhunti”, vjen me këtë sagë të paharrueshme shqiptare, ku malli dhe dashuria për atdheun lidhen me fije të padukshme me mallin dhe dashurinë për njerëzit.
E kush nuk ka thurur plane të panumërta për të lënë pas Shqipërinë njëherë e përgjithmonë e për të ndërtuar një jetë të re diku tjetër? Marla dhe Marini, ende në prag të jetës, kushërinj të lidhur në mënyrë “mëkatare” me njëri-tjetrin, largohen nga Shqipëria e 1995-ës. Ai i kthen krahët vendlindjes me padurim, ajo me kokën pas; ai ndjek studimet për aviacion në Maltë, ajo zgjedh sociologji në një tjetër ishull. Para se të ndahen, premtojnë se kurrkush e kurrgjë nuk do t’ua zbehë dashurinë që i ka lidhur qysh në fëmijëri, sepse do ta ruajnë të paprekur si në një kasafortë. Koha ecën, por disa ëndrra u ngjajnë ende atyre të dy dekadave më parë dhe ata, tashmë larg njëri-tjetrit, pyesin veten: “E kemi mbajtur, vallë, premtimin?” Historia e tyre të fton ta kërkosh përgjigjen në dy jetë që shtjellohen prej adoleshencës në pjekuri, mes lindjes dhe perëndimit, dashurive dhe pengjeve.
Ky libër përçon shkëndija prej shpirtit të tranzicionit shqiptar, rrëfen dështimet e triumfet, siç gjallojnë në dy njerëz të dashuruar, të ndarë e të lidhur si germat e një epopeje.
Autori:
Kategoria:
ISBN: 978-9928-371-91-1
Pesha: 1 g
Numri faqeve: 366

Përshkrimi

Informacion mbi librin

Autori

Enit Karafili Steiner

Cmimi

1200 Lekë

ISBN

978-9928-371-91-1

Kategoria

Botime letrare

Nënkategoria

Autorë shqiptarë

Titulli origjinal

epope intime

Viti botimit

2024

Pesha

1 g

Numri faqeve

366

Recensione

Për Enit Steiner, letërsia është t’i thurësh një odë Shqipërisë dhe jetës; migrimi, barra e saj, e dashuria, bashkudhëtarja besnike. Të tillë vijnë dhe dy librat e parë e saj, “Tokëmjalta” dhe “Dhunë e dhunti”.
Peizazhe të Fjalës

Arma kryesore e Enit Karafilit është njohja shumë e mirë që ka për letërsinë... [...] Ka një prozë të këndshme, që lexohet rrjedhshëm, pa patetizma, rrëfen ngjarjet realisht siç kanë ndodhur.
Agim Baçi