Dita e mbetur

1000 Lekë
Ngjarjet e këtij romani rrëfehen nga mazhordomi Stivens, i cili për më shumë se tridhjetë vjet ka jetuar në Darlington Holl, rezidenca madhështore e lordit Darlington. Stivensi rrëfen një pjesë të jetës së tij, diku nga mesi i viteve 30, një periudhë e ngarkuar për të personalisht, por edhe për historinë e Anglisë dhe të Evropës. Punëdhënësi i tij është një personazh publik, tejet i angazhuar edhe politikisht. Stivensi, nga ana tjetër, nuk ka njohuri të thella mbi çështje të ndërlikuara politike. Ai është njeri i përmbajtur, i cili krenohet me sjelljen e tij prej xhentëlmeni të mirëfilltë dhe të vetmen përparësi ka ti shërbejë sa më me dinjitet punëdhënësit të tij. Nëpërmjet asaj që tregon, por sidomos, nëpërmjet asaj që nuk përmendet, dalin në pah, pak e nga pak, dilemat e jetës së tij. Në veçanti, në roman dalin në pah ndjenjat e papranuara dhe të papërjetuara për zonjën Kenton, guvernanten, e cila, ndryshe nga Stivensi, është e ndërgjegjshme për pasojat dramatike që vetëmohimi i tij do të ketë mbi jetët e të dyve. Dita e mbetur fitoi çmimin Man Booker Prize në 1989. Mbetet një prej veprave letrare më të njohura dhe të respektuara në Angli. Ndër të tjera, ky roman është përfshirë në listën e përpiluar nga gazeta The Guardian, Libra pa të cilët nuk mund të jetohet, dhe është përshkruar nga revista The Economist si vepra më e famshme e autorit fitues të çmimit Nobel, Kazuo Ishiguro.
Autori:
Kategoria:
Përktheu:Parid Teferiçi
ISBN: 978-9928-233-27-1
Pesha: 420 g
Numri faqeve: 278

Përshkrimi

Informacion mbi librin

Autori

Kazuo Ishiguro

Cmimi

1000 Lekë

ISBN

978-9928-233-27-1

Kategoria

Botime letrare

Nënkategoria

Dramë,Nobel,Nobelistë

Koleksioni

Nobelistët

Përkthyesi

Parid Teferiçi

Titulli origjinal

The remains of the day

Viti botimit

2018

Pesha

420 g

Numri faqeve

278

Recensione