Botime PEGIBotime PEGI

Kazuo Ishiguro

Kazuo Ishiguro

...po patët që tani, në këtë moshë, përshtypjen se keni arritur përsosmërinë, nuk do të arrini kurrë të kapni ato maja për të cilat jam i bindur se jeni e aftë.
Ishiguro konsiderohet sot si një nga shkrimtarët bashkëkohorë më të lëvduar të botës anglishtfolëse: ai është kandiduar katër herë për “Man Booker Prize”, duke e fituar çmimin në vitin 1989 pikërisht me romanin “Dita e mbetur”. Një tjetër roman i tij “Mos më lër të shkoj”, i ribotuar nga “Botimet Pegi” në vitin 2017, u shpall nga revista “Time” si romani më i mirë i vitit 2005 dhe u përfshi në listën e 100 romaneve më të mira të gjuhës angleze (nga viti 1923 deri në 2005). Ishiguro është autor i shtatë romaneve. Akademia suedeze e vlerësoi Ishiguron me çmimin “Nobel” në letërsi në vitin 2017, duke e përshkruar si një shkrimtar “i cili, në romane me një forcë të madhe emocionale, ka zbuluar humnerën që fshihet nën ndjesinë tonë të gënjeshtërt të lidhjes me botën”.
Kazuo Ishiguro