Muza e haresë
Përshkrimi
Muza e haresëështë libri rebel dhe skandaloz i një shkrimtareje të jashtëzakonshme. Është një roman aventure, një autobiografi e trilluar. Është një roman formimi, por edhe erotik, politik dhe sentimental. Modesta është një grua siciliane, kocke fortë, me një gjallëri dhe pasion të pazakontë, thuajse imorale për rregullat e shoqërisë së asokohshme, tek e cila dëshirat epshore gërshetohen me zgjuarsinë. Ajo përshkon të gjitha tufanet historike dhe stuhitë sentimentale, e mbrojtur nga një hajmali e paepur e brendshme: muza e haresë. Modesta lind më 1 janar 1900 dhe qysh prej atij çasti veçse ndërton e formon vetveten, pjesë pas pjese, gabim pas gabimi, gëzim pas gëzimi. Ajo përjeton mbi kurrizin e vet të gjitha detyrimet e mundshme që i shtron jeta përpara, krejt shpërfillëse ndaj sjelljeve të kohës, ndaj gjykimit të njerëzve, ndaj zakoneve shoqërore, seksuale dhe fetare. Historia e saj është ajo e një shpirti dhe e një trupi, krejtësisht të pazgjidhshëm nga njëri-tjetri, që përshkojnë shekullin XX, me vullnetin dhe ndërgjegjen për të qenë vetvetja, plotësisht dhe me çdo kusht, pa iu ndrojtur vetmisë, pikëllimit, keqkuptimeve, luftës dhe dhunës. Kryefjala e jetës së saj është liria. Mosbindja është virtyti i saj më i lartë.
Informacion mbi librin
| Autori | Goliarda Sapienza | 
|---|---|
| Cmimi | 1200 Lekë | 
| ISBN | 978-9928-228-08-6 | 
| Kategoria | Botime letrare | 
| Nënkategoria | Dramë,Letërsi europiane,Letërsi bashkëkohore,Europa Krijuese,Letërsi feministe | 
| Koleksioni | Lotus | 
| Përkthyesi | Aida Baro | 
| Titulli origjinal | Larte della gioia | 
| Viti botimit | 2016 | 
| Pesha | 600 g | 
| Numri faqeve | 650 | 














