Nelson Mandela Portret në foto e fjalë

800 Lekë
Një album i përzgjedhur me foto, citime nga ditari personal i Nelson Mandela-s dhe opinione të personaliteteve të larta ndërkombëtare, tashmë në të gjitha libraritë! Ky portret me foto dhe fjalë na shpalos jetën dhe kurajën e pamasë të një individi të jashtëzakonshëm, jeta e të cilit ka aftësinë të na frymëzojë, të na prekë e të na motivojë. Me një format tërheqës dhe të thjeshtë, ky libër ka për qëllim të na prezantojë Nelson Mandelën, nëpërmjet fjalëve të tij të mençura, imazheve goditëse të jetës dhe sendeve të tij personale, si edhe opinioneve të shumë të tjerëve, të marra nga burime të palexuara më parë. I nderuar nga gjithë bota për guximin e jashtëzakonshëm dhe forcën e tij morale, Nelson Mandela konsiderohet si simbol i shpresës dhe i mundësive të pajtimit. Jeta e tij ndikoi më shumë se çdokush tjetër në fitoren e idealeve të lirisë, të barazisë dhe të demokracisë në mbarë botën. Jeta e Nelson Mandela-s është historia e njeriut që i bëri ballë cinizmit dhe dëshpërimit që aq shpesh mundojnë botën. Nga një i burgosur u bë njeri i lirë; nga një figurë luftëtare u bë një zë i apasionuar për pajtimin; nga udhëheqësi i një partie u bë presidenti i një vendi të tërë dhe i hapi rrugën demokracisë dhe zhvillimit. Ai ka bërë aq shumë për të ndryshuar vendin e tij, edhe botën, sa është e vështirë ta përfytyrosh historinë e këtyre dekadave të fundit pa të. - Barack Obama Sa herë që Mandela hyn në dhomë, ne të gjithë ndihemi pak më të mëdhenj, duam të ngrihemi në këmbë, ta duartrokasim, sepse duam të jemi pikërisht si ai, në ditën tonë më të mirë. - Bill Clinton
Autori:
Kategoria:
Përktheu:Anxhela Cikopano
ISBN: 978-9928-4197-2-9
Pesha: 448 g
Numri faqeve: 139

Përshkrimi

Informacion mbi librin

Autori

Nelson Mandela

Cmimi

800 Lekë

ISBN

978-9928-4197-2-9

Kategoria

Botime joletrare

Nënkategoria

Albume,Biografi

Përkthyesi

Anxhela Cikopano

Titulli origjinal

Nelson Mandela, a portrait in words and pictures

Viti botimit

2013

Pesha

448 g

Numri faqeve

139

Recensione