Gjiganti i fjetur

1000 Lekë
"“Gjiganti i fjetur” është një roman-fantazi i shkrimtarit Kazuo Ishiguro, fitues i çmimit Nobel në 2017. Për të shkruar këtë libër, Ishiguro mori frymëzim nga Epokat e Errëta në Britani. Ai kërkonte të shkruante një libër për kujtesën kolektive dhe mënyrën se si bashkëjetojnë shoqëritë luftarake me ngjarjet traumatike, duke harruar. Ai e përjashtoi historinë moderne, sepse ngjarjet do të ishin tepër realiste dhe do të interpretoheshin fjalë për fjalë. Ndërsa, ajo Angli e panjohur e periudhës pas Arturit i siguronte materialin e duhur për subjektin e vet. Pas vdekjes së mbretit Artur, saksonët dhe britonët jetonin në harmoni mes tyre. Si gjithë anëtarët e bashkësisë së tyre, Akseli dhe Beatrisi një çift pleqsh, vuajnë nga amnezia e thellë kolektive, që ata e kanë quajtur “mjegull”. Ndonëse mezi arrijnë të kujtojnë copëza të së shkuarës, ndiejnë se dikur kanë pasur një djalë. Dy pleqtë nisen në kërkim të djalit të tyre në një rrugëtim përmes tokash të mbuluara nga një mjegull e dendur, që u ngatërron e u fshin kujtimet. Në vendin e britonëve dhe saksonëve, ku prej pak kohësh mbretëron paqja e vendosur nga mbreti Artur, të dy pleqtë hasin rrugës krijesa fantastike, përballen me mrekulli dhe u shpëtojnë rreziqeve vdekjeprurëse: një barkëtar i ngjashëm me Karontin, që shpie çifte si ata drejt një “ishulli me cilësi të veçanta”, duke lënë shpesh në tokë vejane fatzeza; fshatra të sulmuara nga përbindësha dhe pre e supersticioneve mizore; elfë, kukudhë, dragonj, shëronjës dhe murgj të pabesë, një kalorës, sër Gavinin, nipin e moshuar të Arturit, me sjellje kalorësiake dhe donkishoteske, një luftëtar trim e të paepur dhe një djalë riosh të pambrojtur... Përgjatë gjithë udhëtimit, Akseli dhe Beatrisi rreken të kujtojnë jetën që kanë kaluar së bashku. Në sipërfaqe shfaqen kujtime të bukura dhe dhembje të thella, një dashuri që ka kapërcyer çdo vështirësi, ndonëse e spërkatur me mërira të fshehura mirë dhe kaq të thella, saqë asnjëri prej dy protagonistëve nuk arrin të flasë qartë për to. Ky udhëtim do t’i shtyjë të mendojnë dhe të zbulojnë diçka për botën që i rrethon dhe për lidhjen e tyre fort të thellë dhe të pazgjidhshme. Herë i egër, herë të tjera tepër prekës, romani i Ishiguro-s flet për kujtime të humbura, për dashurinë, luftën dhe hakmarrjen."
Autori:
Kategoria:
Përktheu:Renato Kalemi
ISBN: 978-9928-233-83-7
Pesha: 386 g
Numri faqeve: 350

Përshkrimi

Informacion mbi librin

Autori

Kazuo Ishiguro

Cmimi

1000 Lekë

ISBN

978-9928-233-83-7

Kategoria

Botime letrare

Nënkategoria

Dramë,Europa Krijuese,Nobelistë,Fantazi

Koleksioni

Nobelistët

Përkthyesi

Renato Kalemi

Titulli origjinal

The burried giant

Viti botimit

2019

Pesha

386 g

Numri faqeve

350

Recensione