“Kujtimet e një karrigeje” është vëllimi i dytë me tregime erotike shkruar nga Edmond Tupja. Në to hulumtohen me finesë marrëdhëniet intime dhe dashuria fizike, të cilat shpesh fshehin përmbajtje filozofike dhe shpirtërore. Intimiteti pervers i dikastereve të dikurshme, që nuk kufizohet vetëm në nënshtrimin apo poshtërimin e nëpunësve të vegjël nga eprorët e lartë, rritja dhe zbulimi seksual i vetvetes në moshën e adoleshencës, përballja me trupin, dëshirat, epshet e kontrolluara dhe të pakontrolluara, zbulimet fetishiste thjesht e vetëm për hir të joshjes së seksit, befasia dhe ngasja e një nate të vetme, ngërçi psikologjik i burrave të tradhtuar apo pasojat e një adoleshence të dhunuar trajtohen me një gjuhë të hapur dhe mbështillen me tisin e erotizmit herë brutal e herë të sofistifikuar.
Kujtimet e një karrigeje
Përshkrimi

Informacion mbi librin
Autori | Edmond Tupja |
---|---|
Cmimi | 800 Lekë |
ISBN | 978-9928-233-60-8 |
Kategoria | Botime letrare |
Nënkategoria | Autorë shqiptarë |
Titulli origjinal | |
Viti botimit | 2019 |
Pesha | 234 g |
Numri faqeve | 184 |