Page 1 - Nën hijen e Kodrës së Gjelave
P. 1

Osvalds Zebris
         “Nën hijen e Kodrës së gjelave” është një roman historik, i cili rrëfen lindjen e
         ndërgjegjes kombëtare të kombit leton, në kohën kur vendi ishte ende pjesë e
         Perandorisë Ruse. Jemi në Rigë, në vitin 1905: pushteti i carit rus në perandorinë
         e tij të madhe po kërcënohet dhe qyteti baltik po tronditet nga revoltat punëtore,
         dhuna dhe pogromet. Revolucioni do të vërë kundër njëri-tjetrit edhe dy shokë   Osvalds Zebris          Nën hijen e
         fëmijërie dhe kodra ku janë rritur shndërrohet në skenën e një tragjedie. Një vit
         më pas, rrëmbimi i tre fëmijëve e shtyn policinë sekrete të carit të hetojë në rrethet
         revolucionare. Kush e ka kryer krimin? Për çfarë arsyeje? Përgjigjja do të presë            kodrës së gjelave
         në mes jetën e dy familjeve në një revolucion, ku të gjitha palët shndërrohen në
         viktima. Në roman, ndodhitë e protagonistëve gërshetohen me historinë e vendit,
         Letonisë, në kërkim të lirisë, në sfondin e revolucionit rus të 1905-s.                              Përktheu: Anxhela Çikopano
         Ngjarjet e asaj periudhe marrin një rëndësi të madhe në formimin e kombit leton,
         duke hedhur kështu bazat për formimin e shtetit të ardhshëm të Letonisë.
         “Nën hijen e Kodrës së gjelave” është fitues i Çmimit Europian për Letërsinë, në
         vitin 2017.

           Kisha shpresa se do të çlirohesha nga barra që më zinte gjysmën e frymës, gjysmën
           e mendjes e gjysmën e zemrës. Fiks një vit më parë. Po shpresa nuk gjallonte, ajo
           ishte një gujavë e zbrazur pa bërthamë; kujtimet ishin aq të forta sa më përndiqnin
           ëndrrave: unë qëlloja pa fund djem, vajza, huta. Kujtimet më ngjallën edhe xhelatët
           që më ndoqën gjithë vitin hap pas hapi dhe vetëm tani më lanë të qetë. Do t’u ketë
           vajtur lajmi që kam rilindur.

         Romani “Nën hijen e Kodrës së gjelave” përcjell një mesazh psikologjik tepër të   Nën hijen e kodrës së gjelave
         hollë rreth fajit individual dhe atij kolektiv.
                                                   Diena, periodiku më i madh leton

         OSVALDS ZEBRIS (1975) është shkrimtar dhe gazetar leton, ka një master në ekonomi,
         është marrë me çështje të komunikimit dhe të marrëdhënieve me publikun, si dhe
         ka qenë redaktor në gazeta e revista të ndryshme. Në 2010, me librin e tij të parë,
         një përmbledhje tregimesh me titull Brīvība tīklos (“Liria në rrjete”) fitoi Çmimin
         e Letërsisë Letone për debutimin më të mirë. “Nën hijen e Kodrës së gjelave” u
         shkrua dhe u botua për serinë “Ne. Letonia, shekulli XX”. Ai është anëtar i Lidhjes
         së Shkrimtarëve Letonë.








          Çmimi 800 lekë
   1   2   3   4   5   6