Page 8 - Nën hijen e Kodrës së Gjelave
P. 8

6                    NËN HIJEN E KODRËS SË GJELAVE


                      1
          gazetës Balss  shkruante: “Në ajër ndihet kaq shumë urrejtje,
          mjerim e zbrazëti, një si qerthull resh ogurzeza, sa askush nuk
          arrin të besojë më në lajme të mira. As për të ardhmen s’kemi
          ndonjë rreze shprese, që të na ndriçojë nga lart.”
             Pasi u hodh matanë bulevardit “Aleksandra”, plaku u ndal
          pranë një gardhi të ulët, që rrethonte muret e mahnitshme të
          katedrales ortodokse dhe, prej aty, i hodhi një sy rrëmujës së
          tregut të Krishtlindjes në sheshin “Esplanade”. Ishte veshur ca
          si hollë dhe sa më shumë avitej mbrëmja, aq më i hidhët bëhej
          i ftohti. E zunë të dridhurat, teksa hetonte shpejt e shpejt me sy
          turmën e njerëzve në sheshin e gjerë të tregut. Pasi kaloi portat
          e hapura pakëz, vështroi nga e djathta drejt kambanores dhe,
          pa bërë kryqin, shkau si hije përgjatë murit të katedrales. Nga
          krahu i tezgave që ndriçonin fort, ai nuk dukej, ndaj silueta e
          errët e burrit thuajse u shkri në njërën prej kamareve të murit
          të katedrales. Disa saja u ndalën sërish dhe xhentëlmenët u
          zgjasnin zonjave duart e veshura me dorashka ose merrnin nga
          sajat fëmijë të moshave të ndryshme. Vogëlushët vraponin me
          ngut drejt pemës së zbukuruar të Krishtlindjes dhe tryezave të
          mbushura me sheqerka. Më të vegjlit qeshnin me shpirt dhe
          luzmonin rreth vaferave aromëmbël e kasolleve të stolisura me
          fjongo të shndritshme, ku sytë e zinj të arushave prej pelushi
          dhe të kukullave, vezullonin nën shkëlqimin e llambave
          elektrike. Edhe vështrimi i plakut u përshkëndit për një hop,
          tek ndiqte hap pas hapi të sapoardhurit deri te tezga më e largët,
                                2
          atje te Pusi i Dëshirave , ku takuan ca çamarokë të tjerë. Sytë
          e tij zhbirues pikasën një kalë të rrëgjuar prej druri në të kuqe
          dalëboje dhe një burrë të shkurtër që kujdesej për karuselin, i


          1   Zëri ishte një gazetë që botohej në Riga në vitet 1878-1907. (Të gjitha
            shënimet janë të përkthyeses.)
          2   Një lojë ku fëmijët përdorin një kallam për të peshkuar shpërblime.
   3   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13