Page 10 - Nën hijen e Kodrës së Gjelave
P. 10

8                    NËN HIJEN E KODRËS SË GJELAVE


          u shkëput nga dora e saj hollake dhe u lëshua shkujdesur
          drejt të qeshurave, zilkave, britmave e duarve që valëviteshin
          në ajër në një mori gjestesh. Burri i fshehur në gji të muzgut,
          kuptoi me shumë ëndje se atë natë ishte fort vigjilent, sytë e
          tij të lodhur kishin fituar aftësinë të përqendroheshin e ta
          zmadhonin skenën deri në detajet më të vogla. E kaloi ngadalë
          dorën mbi buzët e çelura në një buzëqeshje, pastaj e ngriti gjer
          mbi hundë, sy e vetulla, duke i dhënë për lart kapelës së tij prej
          gëzofi dashi, e u mbështet pas murit të gurtë të kishës. Çlirim
          i beftë, shëlbimi, që aq shumë e kishte pritur. Faji do të mbetej
          mu aty, në dëborën e ngrirë, ku këmbët do ta shkelnin gjersa të
          vinte pranvera dhe dielli i pasditeve ta terte krejt. Më në fund,
          gjithçka ishte kthjelluar, mundimi i pafundmë i pasigurisë ishte
          davaritur dhe ai ndihej sërish i sigurt në vetvete, gati të piqej
          me atë që e stërmundonte. Papritur, sytë e tij të ngrohur nga
          buzagazi, ngrinë. Qerpikët e errët u pulitën aq lehtë, sa zor se
          mund ta pikasje; ai mbajti frymën, u zverdh dhe shpatullat e
          gjera prej fshatari iu varën.
             – Mama? Ti je? – pëshpëriti plaku dhe u shkëput nga muri,
          teksa vështroi një çupëlinë që sapo kishte hyrë në shesh.
             Duke kaluar nga portat anësore, ai iu afrua karuselit sikur të
          qe duke i hedhur hapat kundër dëshirës së tij.
             – Hej, shiko ku hedh këmbët! – i bërtiti dikush.
             Po plakut aq i bënte. Ai çau përmes rrëmujës, la pas tezgat
          me gjevrekë të mëdhenj, gotat që lëshonin avuj dhe zonjushën
          topolake me një të qeshur gjer në kupë të qiellit, që tregoi nga ai
          me gishtin e skuqur e të ënjtur nga i ftohti. Dikush mblodhi lehtë
          supet; një tjetër buzëqeshi pas mjekrës së hirtë, duke menduar:
          “Ah, po, njeriu është dhe do të mbetet po ajo bishë e çuditshme
          e tekanjoze”; kurse një tjetër, edhe për atë shtytje të lehtë, rrudhi
          ballin: “Turp, pijanecë mu në zemër të Rigës, e kur, në këto
   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15